Lidhje

Dom Lush Gjergji rreth Shën Terezës


Dom Lush Gjergji për Shën Terezën
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:49 0:00

Dom Lush Gjergji për Shën Terezën

Biografi i Shën Terezës së Kalkutës, Dom Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës, foli dje rreth jetës së saj në Bibliotekën e Kongresit në Uashington. Ai ndau me të pranishmit histori nga jeta e saj, këshilla që Shën Tereza i kishte dhënë dhe pas aktivitetit, bisedoi me Zërin e Amerikës edhe rreth marrëdhënieve të bashkësive fetare në Kosovë. ​

Dom Lush Gjergji për Shën Terezën
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:49 0:00

Ai e takoi Shën Terezën e Kalkutës në vjeshtë të vitit 1968 në Romë, dhe kështu nisi miqësia e tyre. Dom Lush Gjergji, biografi i Shën Terezës ka shkruar 16 libra rreth jetës së saj, dhe dje në Bibliotekën e Kongresit amerikan i ofroi dhjetëra të pranishmve histori rreth familjes dhe origjinës së saj, rrugëtimit për në Kalkutë, dhe këshilla nga bija zemërmadhe shqiptare. Dom Lush Gjergji shpjegoi se ajo zgjodhi Indinë sepse në Shkup kishte dëgjuar nga etërit Jezuitë mbi mjerimin, varfërinë dhe ndasitë fetare. Nga kjo, lindi dëshira e saj për të jetuar mes njerëzve atje dhe për të punuar për të mirën e tyre dhe në mesin e tyre.

Dëgjuesit u çuditën kur mësuan se si mbërriti ajo në Kalkutë:

“Udhëtimi për në Kalkutë u zhvillua në tri faza: me tren Shkup-Zagreb me 26 shtator të vitit 1928; prapë me tren Zagreb-Dublin me 13 tetor të vitit 1928; dhe së fundi me anije Dublin – Kalkutë prej 1 dhjetorit deri më 6 janar të vitit 1929. Gjashtë javë ka udhëtuar me anije në atë kohë” tha ai.

Me rastin e dhënies së çmimit Nobel, përballë shumë gazetarëve në Oslo Shën Tereza i tha Dom Lush Gjergjit:

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tim shqiptar. Shumë luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona, në të gjithë botën. Lutuni shumë për fukaratë e mi, dhe për mua dhe për motrat e mia. Unë lutem për ju, Motra Tereza Bojaxhiu.”

Pas ligjëratës së tij, ai bisedoi me Zërin e Amerikës rreth pozitës së bashkësive fetare në Kosovë:

“Vëllazëria gjithë shqiptare është platforma, apo është trualli në të cilin ndërtojmë. Fetarisht, fatkeqësisht jemi të ndarë, por fatbardhësisht nuk jemi të përçarë. Për këtë arsye, kultivojmë dialogun ndërfetar krishtero-mysliman apo myslimano-të krishterë, në stilin e jetës dhe të veprës së Nënës Terezë e cila mbështetet në dy parime: e vërteta dhe dashuria”.

...dhe marrëdhënieve ndërmjet tyre:

“Ne kemi takime të rëndomta dy-tremujore të përfaqësuesve, apo kryesuesve, apo siç thuhet tani liderëve të komuniteteve fetare dhe bisedojmë haptazi dhe çiltazi, dhe vëllazërisht për të gjitha çështjet. Kuptohet se kemi dallime, dhe ajo është e natyrshme sepse bashkimi në dallime është mozaiku i ynë. Por nuk kemi çështje të hapura, dhe çështje të cilat ngrisin tensionin apo shkaktojnë konflikte. Mundohemi të komunikojmë vazhdimisht dhe të merremi vesh për çdo çështje, duke kërkuar të mirën e përbashkët. Se e mira ose është e përbashkët, ose nuk është e mirë fare”.

Dom Lush Gjergji e përfundoi ligjëratën me një këshillë që i kishte dhënë dikur Shën Tereza. Ajo i kishte thënë:

“-Është një porosi dhe testament të cilin ta dhuroj ty, dhe ti do t’ua dhurosh të tjerëve. Kqyre dorën tënde.

I thashë ‘e kqyr çdo ditë, është dora ime, e njoh’.

-“Jo, jo, kqyre mirë.”

Pastaj më tha: - ‘Kqyri pesë gishtërinjtë e tu, dhe çdo mëngjes, pasi të zgjohesh pyete vetveten: çdo të bëj sot për Zotin? Dhe Zoti të ka dhënë edhe një dorë tjetër, dhe pesë gishtërinj të tjerë. Dhe pyete veten ‘çdo t’bëj sot për njeriun?’ Dhe vazhdoje jetën. Në fund të ditës, pyete vetveten: ‘Ç’kam bërë sot për Zotin?’ dhe ‘Ç’kam bërë sot për njeriun?’

XS
SM
MD
LG