Lidhje

Rusia plane për armë bërthamore në kufi me NATO-n


Rusia po planifikon të vendosë sisteme S-400raketash tokë-ajër dhe sisteme raketash Iskander, me aftësi armësh bërthamore, në enklavën e Kaliningradit, mes Polonisë dhe Lituanisë, si përgjigje ndaj vendosjes nga NATO të një sistemi të mbrotjes nga raketat në afërsi të kufijve të Rusisë.Në maj Shtetet e Bashkuara ngritën një bazë të re të mbrotjes nga raketat në Rumani dhe një platformë kundër-ajrore po ndërtohet në Poloni. Rusia thotë se mburoja nga raketat shkel traktatin e nënshkruar me Shtetet e Bashkuar në vitin 1987.

Vitin e kaluar, Rusia ka zhvilluar manovra të mëdha ushtarake nëpër të gjithë vendin dhe ka vendosur armë të reja në kufijtë e saj. Plani për të vendosur raketa bërthamore në Kaliningrad nuk është diçka e re, por koha që u zgjodh për këtë njoftim ka një qëllim specifik, thotë Peter Eltsov profesor për sigurinë ndërkombëtare në Universitetin Kombëtar të Mbrotjes.

“Kremlini po përpiqet të vërë në provë presidentin e ri dhe kjo është koha më e përshtatshme për ta bërë, gjatë kësaj periudhe të përkohshme. E njëjta gjë ndodhiedhe në 2008 kur u zgjodh Obama”

Më herët gjatë këtij viti, NATO zhvilloi manovra ushtarake në Poloni dhe në vendet Balltike në shenjë mbështetje për to. Por egziston frika ndër këto vende se presidenti i zgjedhur Donald Trump mund ta ndryshojë këtë kurs.

“Mendoj se NATO është rëndësishme, po ka nevojë të modernizohet dhe vendet që ne po mbrojmë duhet të paguajnë”, tha presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Senatori amerikan Ben Cardin tha për Zërin e Amerikës se ligjvënësit do të veprojnë në interes të Shteteve të Bashkuara dhe aleateve të tyre të NATO-s.

“Kongresi ka përgjegjësinë të vendosë objektivat dhe besoj se presidenti Donald Trump do të marrë miratimin e të dyja palëve në kongres për politikat e tij që Amerika të ruajë rolin e saj të udhëheqësit në botë në mbrotje të vlerave që janë të rëndesishme për ne.”

Rusia, thotë senatori Cardin duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

“Rusia I ka sulmuar Shtetet e Bashkuara. Nëse është një sulm nga ajri apo nga internet, me sulme kibernetike, është gjithësesi një sulm. Dhe kjo kërkon një përgjigje! Ata qartësisht u përpoqën të kompromentojnë integritetin e zgjedhjeve tona dhe kjo gjithashtu kërkon përgjigje. Rusia është ende e angazhuar aktivisht në Ukrahinë, duke shkaktuar shqetësime dhe humbje në jetë njerëzish. Ata ende kontrollojnë Krimenë, veprim që shkel ligjin ndërkombëtar. Ajo çfarë po bëjnë në Siri, siç ka thënë dhe sekretari Kerry, ngre pyetje për bashkëfajësi në më shumë krime. Ata duhet të mbajnë pergjegjësi."

Lituania e cila ndodhet në kufi me enklavën ruse të Kalingradit nuk po i lë asgjë rastësisë. Kryeqyteti Vilnius po forcon gadishmërinë ushtarake dhe u ka shpërndarë qytetarëve të saj një manual prej 75 faqesh me udhëzime sesi të veprohet në rastin e pushtimit prej Rusisë. Por sulmi i Rusisë ndaj një vendi anëtar të NATO-s ka pak gjasa të ndodhë.

“Në këtë moment nuk ka asnjë arsye për presidentin Putin që të marrë ndonjë pjesë të vogël apo domëthënëse të ndonjë shteti në Balltik apo të pushtojë ndonjë shtet në Balltik”, thotë Peter Eltsov, profesor në universitetin kombëtar të mbrojtjes.

Megjithatë sipas zotit Eltsov, Moska mund të rrisë ndërhyrjen në lindje të Ukrahinës. Ai thotë se nuk pret të ndodhë ndonjë afrim i madh mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara gjatë administratës së presidentit Trump, sepse siç thotë ai, lobe të fuqishme në të dyja krahët kërkojnë të ruajnë gjendjen egzistuese.

XS
SM
MD
LG