Lidhje

Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar në Ballkan


Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar në Ballkan
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Në Tiranë u zhvillua sot një konferencë rajonale mbi radikalizmin dhe ekstremizmin fetar në Ballkanin Perëndimor.

Studiues nga Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Turqia diskutuan për gjendjen aktuale të radikalizmit në rajon, përvojat më të mira dhe hapat që duhen marrë në të ardhmen.

Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar në Ballkan
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:03 0:00

Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar në Ballkanin Perëndimor ishin sot në qendër të diskutimeve në tryezën e rrumbullakët rajonale të organizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Në të morën pjesë studiues nga Shqipëria, Italia, Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Turqia.

Ata shqyrtuan gjendjen aktuale të këtyre dukurive, përvojat më të mira dhe hapat në të ardhmen.

Studiuesit pohuan se në shumicën e rasteve shtetet e dobëta janë shkaku nga burojnë luftëtarët e huaj që shkojnë në konfliktet e ISIS-it.

Studiuesit pohuan se radikalizmi ka në themel keqkuptime fetare, keqinterpretime të qëllimshme fetare dhe ideologjike dhe doktrinore, që lidhen me fenë muslimane.

Sipas tyre, varfëria e disa familjeve që ndërmarrin këto rrugë nuk është i vetmi shpjegim, madje elementi ekonomik po e mistifikon këtë dukuri, e cila rrezikon të mbetet një problem kryesor i sigurisë në rajon.

Nga gjithë rajoni i Ballkanit deri nga mesi i 2015 kanë shkuar rreth një mijë persona për t'u bërë pjesë e zhvillimeve në Siri, mes tyre edhe gra e fëmijë të luftëtarëve.

Ata janë larguar nga Bosnja, Maqedonia, nga Shqipëria dhe nga Kosova. Një seri arrestimesh janë kryer nga policia në këto vende, ndërsa gjykatat po merren me ta.

Në Kosovë është miratuar edhe strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, edhe plani i veprimit, edhe ligjet e sigurisë janë ndryshuar për t'ju përshtatur gjendjes së re e të rrezikshme, që është krijuar prej këtyre individëve të radikalizuar.

Prej afro 1 vit e gjysmë nuk janë raportuar më largime të tyre nga Shqipëria, por ekstremizimi i dhunshëm, pohuan studiuesit, kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse të gjithë aktorëve të shoqërisë, sepse nuk është një çështje thjesht policore.

Sipas tyre, ai ka prekur harmoninë dhe bashkëjetesën ndërfetare, por është një dukurie rrezikshme, që i kapërcen me lehtësi kufijtë ndërshtetërorë.

Studiuesit pohuan se më shumë nga varfëria tek këta individë, që shkojnë pas ISIS është mungesa e dijeve fetare; ata shpesh dëgjojnë oratorë të papërgatitur, që nuk i njohin bashësitë islame dhe shkojnë nëpër xhami të reja, që nuk janë pjesë e rrjetit të rregullt të bashkësive islame të objekteve të kultit.

XS
SM
MD
LG