Lidhje

Trump pritet të emërojë miliarderin Wilbur Ross si sekretar të tregtisë


Wilbur Ross (majtas) me Presidentin e zgjedhur Trump dhe Nënpresidentin e zgjedhur Pence
Wilbur Ross (majtas) me Presidentin e zgjedhur Trump dhe Nënpresidentin e zgjedhur Pence

Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të emërojë investitorin miliarder Wilbur Ross si sekretar të tregtisë.

78 vjeçari Ross është kreu i firmës private të kapitaleve W.L. Ross & Co, e njohur për blerjen e kompanive të falimentuara, por që kanë potenciale të mëdha për të krijuar fitime.

Vetë miliarderi Ross, njihet si "Mbreti i Falimentimit”. Presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua me zotin Ross të dielën në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi. Sipas revistës Forbes pasuria e zotit Ross arrin në 3 miliardë dollarë.

Wilbur Ross ka thënë se pakënaqësitë e amerikanëve e kanë burimin tek ekonomia, e cila nuk është kujdesur për punëtorët e klasës së mesme.

XS
SM
MD
LG