Lidhje

Emërime të reja në administratën Trump


Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka caktuar gjeneralin në pension John Kelly për të kryesuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Kelly ka një karrierë 40 vjeçare me trupat e Marinsave dhe djali i tij është vrarë në luftën në Afganistan.

Zoti Trump tha sot se ish-kandidati republikan për president Mitt Romney është ende në listën e personave që ai po shqyrton si kandidatë për sekretar shteti, duke përforcuar njoftimet se zoti Romney mbetet pretendenti kryesor për këtë post.

"Kam biseduar shumë me të. Mendoj se kemi bërë një rrugë të gjatë ", tha zoti Trump në një intervistë telefonike për programin “Today” të rrjetit NBC. Ai tha se mund ta shpallë kandidatin e tij për postin më të lartë dipomatik të vendit javën e ardhshme.

Presidenti i zgjedhur ka emëruar gjithashtu guvernatorin e shtetit Ajova Terry Branstad si ambasadorin e ardhshëm të SHBA në Kinë.

Branstad është mik i vjetër i Presidentit kinez Xi Jinping dhe emërimi i tij u mirëprit nge Pekini.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG