Universitetet në Jug të Shqipërisë po synojnë përmirësimin e cilësisë në mjedisin universitar shqiptar ku vitet e fundit është rritur konkurenca. Në Universitetet e Vlorës dhe të Gjirokastrës synohet që pedagogët dhe studentët të bëhen pjesë edhe më aktive e zhvillimit në rajone sidomos në kërkimin shkencor. Korrespondeti ynë Raimond Kola bisedoi me Rektorin e Universitetit të Vlorës Roland Zisi dhe me rektorin e Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema dhe përgatiti kronikën.