Lidhje

Studimi pesëfishon shifrat e fëmijëve me aftësi të kufizuara


Save the children
Save the children

Në Tiranë, organizata “Save the Children” dhe “World Vison” publikuan një studim, sipas të cilit, një në dhjetë fëmijë shqiptarë kanë të paktën një paaftësi në funksionet e tyre psiko-sociale. Studimi zbuloi se numri real i fëmijëve me aftësi të kufizuara është pesë herë më i madh se ai që llogaritin zyrtarët e administratës. Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana.

Studim mbi fëmijët me aftësi të kufizuara
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:44 0:00

Sipas studimit të sapopublikuar nga organizatat “Save the Children” dhe “World Vision”, 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10% e tyre, kanë të paktën një vështirësi të thellë në funksionim dhe zhvillim.

Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar të identifikuar nga komisionet shtetërore është vetëm 4%, por fëmijët me vështirësi sipas këtij studimi, janë disa herë më shumë, ndaj edhe një kujdes disa herë më i madh për ta.

Ky është studimi i parë kombëtar i prevalencës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Studimi u bazua në metodat e Organizatës Botërore të Shëndetit, dhe ka përfshirë fushat biopsikosociale të zhvillimit të fëmijës.

Nga 13 mijë familje të përfshira në studim, më shumë se gjysma e prindërve me fëmijë 2 deri në 17 vjeç, raportuan se fëmija e tyre ka të paktën një vështirësi në një nga fushat e zhvillimit.

Autorët besojnë se ky studim do të informojë dhe nxisë autoritetet dhe strukturat shoqërore të ofrojnë shërbimet dhe mbështetjen e duhur, që këta fëmijë të kenë mundësi të jetojnë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Studimi kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar është vetëm një pjesë e përpjekjeve strategjike kombëtare të “Save the Children”, që synojnë sigurimin e investimeve dhe eliminimin e pengesave për të fuqizuar fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre të aksesojnë shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse”.

Bazuar në këto gjetje te studimit, organizatat World Vision dhe Save the Children synojnë të nxitin një debat kombëtar mbi politika dhe shërbime të qëndrueshme për aftësinë e kufizuar në Shqipëri.


XS
SM
MD
LG