Në Tiranë, diplomati dhe publicisti Shaban Murati publikoi sot librin “Ballkani Faustian”. Zoti Murati thotë se studimi synon të ndriçojë disa çështje enigmatike të diplomacisë, që rëndojnë mbi Ballkan në të kaluarën dhe në të sotmen. Studiuesi i njohur komentoi edhe mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni.