Në Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot për herë të parë zbatimin e ligjit mbi dekriminalizimin e institucioneve.
Me kërkesë të prokurorisë, KQZ nisi shqyrtimin e dokumentave me të dhëna kriminale për dy deputetë dhe një kryetar bashkie, të siguruar nga policia e vendeve europiane.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbatoi sot për herë një nga procedurat e ligjit të ri mbi dekriminalizimin e institucioneve shtetërore.
KQZ u mblodh për disa orë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandateve të dy deputetëve dhe një kryetari bashkie pasi nën emrin e tyre janë gjetur në policitë e vendeve europiane të dhëna kriminale.
Deputetët Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, kërkohet nga hetuesit që t'u ndërpritet mandati në kuadër të ligj për Dekriminalizimin.
Ata thonë se tre zyrtarët “janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve” që kryejnë.
Vendimi përfundimtar për heqjen e mandateve të tyre pritet të merret mbledhjen e radhës nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili sot kërkoi dokumente shtesë nga prokuroria.
Për deputetin Dashamir Tahiri, prokuroria tha se ai nuk ka deklaruar që në vitin 1995 u raportua nga policia italiane për krime si falsifikimin e parave; ndërsa në vitin 2009 u dënua nga gjykatat italiane me 9 muaj burgim për patentë makine të falsifikuar.
Për deputetin Shkëlqim Selami, policia italiane ka kërkuar arrest me burg si i dyshuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, që trafikonte qenieve njerëzore.
Masa ndaj tij u dha në vitin 1994 dhe u ekzekutua në vitin 2006.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi është dënuar në Itali për përdhunim në grup në vitin 1995.
Ai nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër, ku ka hyrë në mënyrë të paligjshme, u ndalua nga policia e Zyrihut për drogë dhe u dëbua pas disa muajsh.
Ai shkoi sërish në Zvicër dhe u dëbua sërish.
Rroshi ka qenë nën hetim edhe në 2015, për trafik droge dhe pastrim parash me një nga emrat e ndryshëm që ka përdorur, edhe prej Agjencisë amerikane të luftës kundër drogës, DEA.