Lidhje

Rusi, kthehen diplomatët e përzënë nga Amerika


Tridhjetë e pesë diplomatë rusë që Presidenti Barack Obama urdhëroi të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara, u kthyen në Rusi sot në orët e para të mëngjesit.

Diplomatët dhe familjet e tyre u ulën në një aeroport të Moskës, sipas njoftimeve të televizionit shtetëror rus. Presidenti Obama i dëboi diplomatët, duke thënë se ata ishin në të vërtetë spiunë.

Ai urdhëroi gjithashtu sanksione të reja ndaj agjencive ruse të spiunazhit, lidhur me sulmet kibernetike që Rusia akuzohet se ndërmori kundër objekteve politike amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale. Zoti Obama dha urdhër gjithashtu për të mbyllur dy komplekse ruse në Maryland dhe Nju Jork.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG