Në Shqipëri, Kryqi i Kuq u përpoq të ndihmonte sa më shumë familjet e përmbytura dhe në vështirësi. Gjatë vitit të kaluar kjo organizatë humanitare mbështeti të prekurit nga katastrofat natyrore si edhe familjet në varfëri të përhershme.
Kryqi i Kuq u dha profesione dhjetëra nënave të vetmuara dhe ktheu në shkolla fëmijë të varfër, duke i ndihmuar të shkëputen nga qerthulli i skamjes dhe mjerimit.