Lidhje

Trump përgëzon firmën e automobilëve Fiat-Chrysler


President-elect Donald Trump

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përgëzoi kompaninë Fiat-Chrysler pasi kjo njoftoi planet për të shpenzuar 1 miliardë dollarë në operacione të reja prodhuese në SHBA.

Fiat-Chrysler, kompania e tretë më e madhe automobilistike në SHBA, tha të dielën se do të zgjerojë fabrikat e saj në Ohio dhe Miçigan, për të prodhuar makina të reja sportive dhe modele kamionçinash, ndërsa shton 2.000 vende pune.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi Ford Motor, firma e dytë më e madhe amertikane për prodhimin e automjeteve, tha se kishte anuluar planet për zgjerim në Meksikë dhe do të shpenzojë 700 milionë dollarë për të zgjeruar operacionet e saj në SHBA, duke shtuar 700 vende pune.

"Më në fund po ndodh. Faleminderit Ford dhe Fiat Chrisler!”, tha presidenti i zgjedhur Trump në një mesazh në Twitter të hënën.

Ditët e fundit, Donald Trump ka kritikuar firmën General Motors (GM), prodhuesi më i madh i automobilëve në SHBA, dhe Toyotën, firma më e madhe në botë, pasi të dyja ato njoftuan se i kanë shtuar operacionet e tyre prodhuese në Meksikë. Presidenti i zgjedhur Trump ka kërcënuar se do të vendosë një taksë të lartë doganore, nëse GM dhe Toyota përpiqen t’i dërgojnë automjetet e reja të prodhuara në Meksikë për t’i shitur në SHBA.

Trump vjen në pushtet pas ingurimit të tij më 20 janar

Gjatë fushatës presidenciale, republikani Trump u zotua se do të vendosë një taksë 35 për qind mbi mallrat e prodhuara jashtë nga kompanitë amerikane që përpiqen pastaj t’i sjellin për shitje në SHBA. Por çdo tarifë e re kërkon miratimin nga Kongresi, i mbizotëruar nga republikanët që favorizojnë tregtinë e lirë, për të cilën zoti Trump thotë se u kushton punëtorëve amerikanë vendin e punës, ndërsa prodhuesit kërkojnë për punë më pak të kushtueshme në vende të tjera.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG