Lidhje

GM do të investojë 1 miliard dollarë në fabrikat amerikane


Mexican-made Chevrolet Cruze compact models back to U.S. car dealers

Prodhuesi amerikan i automobilëve General Motors tha të martën se do të investojë një shtesë prej 1 miliardë dollarësh në disa fabrika, një reagim i dukshëm ndaj premtimit të presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump për të ringjallur industrinë e prodhimit në SHBA.

Prodhuesi më i madh i automobilëve në vend tha se ka gjithashtu plane për të kthyer mijëra vende pune të teknologjisë informatike në Shtetet e Bashkuara. GM tha se do të krijojë 7,000 vende të reja pune kur vendet e teknologjisë informatike të kombinohen me 1,500 pozicione të reja që lidhen me investimet e planifikuara në fabrikat amerikane. Kompania tha se 450 vende të tjera pune do të krijohen kur të lëvizë prodhimin e akseve për kamionët nga Meksika në Miçigan.

Njoftimi i kompanisë GM vjen pasi presidenti i zgjedhur Trump kritikoi kompaninë në fillim të muajit në Twitter për dërgesat pa taksa të automjeteve nga Meksika në SH.B.A. Javën e kaluar, presidenti i zgjedhur lavdëroi kompanitë Ford dhe Fiat Chrysler për planet për të investuar në SH.B.A. dhe sugjeroi që GM duhet të bëjë të njëjtën gjë.

XS
SM
MD
LG