Lidhje

Pence: I zhgënjyer me Flynn, largimi i tij vendimi i duhur.


Nën presidenti Mike Pence tha të hënën se u zhgënjye kur mësoi se Këshilltari për Sigurinë Kombëtare tashmë i larguar, Michael Flynn e gënjeu atë lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin rus në Uashington.

Zoti Pence theksoi se mbështeti vendimin e Presidentit Trump për largimin e zotit Flynn nga detyra strategjike që mbante në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një konference për shtyp në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel zoti Pence tha se “ishte vendimi i duhur, i trajtuar ashtu siç duhet dhe në kohën e duhur”.

Presidenti Trump i kërkoi zotit Flynn, një gjeneral në pension të dorëhiqej pasi ai keqinformoi zotin Pence lidhur me përmbatjen e telefonave të tij me ambasadorin rus, një muaj përpara betimit të administratës se re amerikane. Zoti Trump tha javën e kaluar se sjellja e zotit Flynn ishte e papranueshme.

Shefi i stafit të presidentit Trump tha se personi që do të zgjidhet për pozicionin e këshilltarit të ardhshëm të sigurisë do të ketë autoritet të plotë lidhur me përbërjen e stafit për Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Çështja e kontrollit, u tha se ishte një nga arsyet pse ish admirali Robert Harward refuzoi këtë detyrë javën e kaluar.

Presidenti e ka thënë shumë qartë se këshilltari i ri do të thotë fjalën përfundimtare lidhur me përbërjen si dhe gjithë komponentët e Këshillin të Sigurisë Kombëtare” i tha të dielën rrjetit televiziv Fox News shefi i stafit të shtëpisë së bardhë Reince Priebus.

Zoti Harward ishte zgjedhja e parë e presidentit Trump për të zëvendësuar zotin Flynn që u largua nga detyra pas 24 ditësh në funksionin e këshilltarit të sigurisë.

Të dielën zoti Trump intervistoi 4 kandidatë të tjerë për këtë detyrë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se ai diskutoi për këtë detyrë këshilltarin e përkohshëm për sigurinë kombëtare Keith Kellogg, një gjeneral në pension, me John Bolton ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, me gjeneralin e ushtrisë H.R. McMaster si dhe inspektorin e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara gjeneralin Robert Caslen.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti mund të intervistojë edhe kandidatë të tjerë.

Ish Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Leon Panetta tha të dielën për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC se shqetësimet lidhur me këtë pozitë kyçe të administratës, kanë bërë "jo funksionale" operacionet e sigurisë kombëtare.

“Çfarë ndodh nëse vendi përballet me një krizë më të madhe?, tha zoti Panetta. Nëse Rusia angazhohet në një provokim, nëse Irani bën një budallallëk, nëse Koreja e Veriut gjithashtu dhe ne duhet të përgjigjemi, ku është struktura në gjendje për të vlerësuar këtë rrezik, ta konsiderojë atë dhe t’i ofrojë mundësi Presidentit?”, vijoi më tej ai.

“Tani ajo është jo fuknsionale dhe kjo më shqetëson shumë” tha zoti Panneta që gjithashtu ka shërbyer edhe si drejtor i CIA-s.

XS
SM
MD
LG