Lidhje

Protesta e banorëve të Zharrëzës në Tiranë


Protesta e banorëve të Zharrëzës në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00

Në Tiranë, një grup banorësh të fshatit Zharrëz po vazhdojnë pa ndërprerje një tubim proteste para ministrisë së energjisë, duke kërkuar dëmshpërblime për disa qindra banesa, që janë shkatërruar nga lëkundjet sizmike të provokuara në një zonë naftëmbajtëse.

Protestuesit kërkojnë që qeveria të plotësojë kërkesat, sipas marrëveshjes së arritur. Qeveria i ka përfshirë kërkesat e tyre në një vendim, që pritet të miratohet në mbledhjen e saj të radhës.

Protesta e banorëve të Zharrëzës në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:47 0:00

Një grup banorësh të fshatit Zharrëz nga bashkia e Patosit po zhvillojnë një protestë, duke qëndruar pa lëvizur prej disa ditësh para ministrisë së energjisë.

Ata po kërkojnë që të dëmshpërblehen për dëmet e rënda që ka marrë mjedisi dhe disa qindra banesa të tyre, për shkak të lëkundjeve të forta sizmike, që besojnë se i shkakton një firmë nafte me veprimtarinë e saj në atë zonë naftëmbajtëse.

Sipas tyre, vlerësimi i dëmeve në banesa nuk po bëhet seriozisht, dhe se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dëmshpërblimet e plota për banesat e shkatërruara, por edhe për vazhdimin e jetës normale në atë zonë, ku edhe shkolla është dëmtuar, ajri është i ndotur dhe në tokat bujqësore nuk mbin më asnjë farë e mbjellë.

Pas dy greva urie dhe pas një marshimi 4 ditë në këmbë nga fshati i tyre deri në ministrinë e energjisë në Tiranë, protestuesit thanë se kishin rënë dakord me një përfaqësues të lartë të qeverisë për të plotësuar 5 kërkesa të tyre.

Por sot ata pohuan se projekt-vendimi i qeverisë për shqetësimin e tyre përmbush vetëm 3 nga kërkesat e tyre, duke lënë jashtë vlerësimin e dëmeve në mjedis, në ujë, ajër dhe qindra hektarë toka bujqësore.

Nga ana tjetër qeveria bëri të ditur se në marrëveshje me kompaninë Bankers Petroleum për të zbuluar shkaqet e gjithë këtyre dëmeve përzgjodhën një ekspert të pavarur nga Instituti Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanikë.

Ndërkohë, tre ministri hartuan projekt-vendimin e këshillit të ministrave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e tokës në Zharrëz dhe Dukas të Patosit dhe Kuman të Roskovecit.

Qeveria ka urdhëruar qysh në muajin dhjetor kompaninë Bankers Petroleum të ndërpresë injektimin e ujit teknologjik në puset e naftës përreth fshatit Zharrëz.

Një grup pune po vlerëson në terren të gjithë faktorët dhe pasojat që lidhen me lëkundjet e tokës në zonën e vendburimit të Patos-Marinzës dhe veçanërisht në zonën e fshatit Zharrëz.

Vendimi i ri i qeverisë pritet të miratohet në mbledhjen e nesërme, por protestuesit pohuan se do ta vazhdojnë protestën e tyre, nëse ky vendim nuk përmbush plotësisht kërkesat e tyre.

XS
SM
MD
LG