Lidhje

Presidenti Bush dhe portreti i ushtares


President George W. Bush is seen working on a "Portraits of Courage" painting. (Photo by Grant Miller)
President George W. Bush is seen working on a "Portraits of Courage" painting. (Photo by Grant Miller)

Marrëdhëniet mes një ushtaraku dhe komandatit të përgjithshëm mund të jenë të komplikuara në kohë lufte. Vendimi për të dërguar trupa në fushbetejë është një ndër më të rëndësishmit që mund të ndërmarrë një president amerikan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh sjell në materialin në vazhdim, historinë e marrëdhënieve të një ish ushtareje dhe ish komandantit të saj të përgjithshëm, Presidentit Xhorxh W. Bush, të portretizuar në punën artistike dhe përpjekjet e zotit Bush për përqendruar vëmendjen tek veteranët amerikanë.

Që nga 13 prilli i vitit 2004, jeta e veteranes së ushtrisë amerikane Melissa Stockwell, ka ndryshuar rrënjësisht.

“Makina jonë u godit nga një bombë në rrugët e Bagdatit dhe aty humba këmbën e majtë mbi gju e poshtë.”

Që nga ai moment, 13 vjet më parë, ajo ka hedhur hapin drejt një “normaliteti të ri”.

“Më është bërë e zakonshme vënia e protezës sapo zgjohem nga gjumi. Përdorimi i patericave për të shkuar në banjë kur zgjohem në mes të natës. Apo bërja e dushit në një këmbë. Këto më janë bërë të zakonshme, kjo është jeta ime tani, normaliteti i ri.”

Por për të tjerët, kjo është diçka e jashtëzakonshme. Ajo nuk është vetëm një ish luftëtare e plagosur, por një folëse motivuese, nënë dhe atlete paraolimpike fituese e çmimit të bronxtë në Lojërat Paraolimpike në Rio De Janeiro një vit më parë.

“Kam arritur më shumë gjëra në jetë me një këmbë se sa do të kisha mundur me dy.”

Pjesmarrja e saj në vitin 2014 në garat me çiklizëm të veteranëve të plagosur në Teksas tërhoqi vëmendjen e ish komandatit të saj të përgjithshëm, Presidentit Xhorxh W. Bush.

“Melisa po i jep biçikletës me një këmbë protezë dhe është një sportiste e shkëlqyer.

Në një mbrëmje vallëzimi, gjatë veprimtarisë treditore, ajo u gjend pranë zotit Bush.

“Me shaka ju drejtova, zoti President, a vallëzojmë?”

Ja si e kujton atë moment ish Presidenti Xhorxh Bush.

"I thashë, jo nuk dua të vallëzoj. Jo se nuk doja të vallëzoja me të, por sepse nuk vallëzoj mirë.”

“Disa minuta më pas, bashkëshortja e presidentit filloi të vallëzonte dhe ai u kthye nga unë dhe tha, ok, le të vallëzojmë”, kujton Melissa.

Ai moment u përjetësua në foto dhe u bë frymëzim i punës artistike të pikturave të presidentit për projektin e tij “Portrete të Kurajos: Nderimi i Luftëtarëve të Amerikës nga një Komandant i Përgjithshëm.” (Portraits of Courage: A Commander-in-Chief’s Tribute to America’s Warriors.)

“Doja të theksoja faktin se ajo po vallëzonte në krahët e komandantit të saj të përgjithshëm me këmbën protezë të ngjyrosur kuq, bardh dhe blu”, thotë Presidenti Bush.

“Ai, ndoshta ka patur miliona momente të tilla, por që ta mbajë mend dhe ta zgjedhë që ta pikturojë më ka bërë të ndjehem shumë e nderuar dhe jam shumë mirënjohëse. Ishte një moment special për mua që nuk do ta harroj kurrë, sidomos tani që është bërë pikturë.”

Një tjetër “hap” i saj në normalen e re, që ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar para bombës në Irak që i ndryshoi jetën...një jetë që e ka jetuar pa keqardhe që nga ajo kohë.

“Po të kisha mundësi do ta rijetoja të njëjtën jetë. Kam mësuar më shumë për veten time, për ato që jam në gjendje të bëj.”

Ndërsa vazhdon përgatitjet për garat e ardhëshme, ajo pret një fëmijë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG