Lidhje

PS dhe LSI publikojnë listat e kandidatëve për deputetë


Dy partitë kryesore të koalicionit qeveritar PS dhe LSI publikuan sonte në mbrëmje listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë shtypi afër mesnatës se ai vazhdonte të besonte që PD do të marrë pjesë në zgjedhje, ndërkohë që secila parti do të garojë më vete, në rrethanat kur afati për të regjistruar koalicionet u tejkalua.

“Zgjedhjet nuk janë vetëm për t'u fituar, por edhe për të arritur objektivat e qeverisjes. Gjatë këtij procesi u bë një seleksionim rigoroz për pastërtinë e figurës” - tha zoti Rama.

Ai falenderoi disa deputetë që janë tërhequr nga ambicjet për kandidim për t'u krijuar mundësi disa veprimtarëve më të rinj që të angazhohen drejtpërdrejt në politikat e PS-së.

PS regjistroi 37 kandidatë pë​r Tiranë​n, 15 kandidatë ​për Vlorë​n, 12 për Shkodrën, 8 kandidatë për Lezhën, 4 për Kukësin, 13 kandidatë për Korçën, 7 për Gjirokastrën, 16 për Fierin, 20 për Elbasanin, 6 kandidatë për Dibrën dhe 8 kandidatë për Beratin.

Edhe LSI publikoi listat me emrat e kandidatëve për deputetë, përkatësisht 36 kandidatë për qarkun e Tiranës, 13 emra për Vlorën, 11 për Shkodrën, 8 për Lezhën, 3 për Kukësin, 13 për Korçën, 4 për Gjirokastrën, 16 për Fierin, 14 për Elbasanin, 6 për Dibrën, dhe 8 për Beratin.

PD deklaroi më herët afati për regjistrimin e kandidatëve në KQZ ka skaduar një natë më parë. Ajo deri tani nuk ka ndë​rmarr​ë​ asnj​ë​ hap procedurial p​ë​r t​ë​ marr​ë​ pjes​ë​ n​ë​ zgjedhjet e 18 qershorit.

Përfaqësuesi i saj, Oerd Bylykbashi, shkoi sot pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku deklaroi se çdo veprim që do të bëhej sot e në vazhdim për regjistrimin e kandidatëve për deputetë do të ishte shkelje e ligjit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG