Lidhje

1 Maji shënohet me protesta në mbarë globin


کارکنان یک خانه سالمندان در مادرید اسپانیا با پوشش محافظتی به وظایف روزانه خود می‌پردازند. در اسپانیا ۹۴ هزار نفر به کرونا مبتلا شده‌اند. 
کارکنان یک خانه سالمندان در مادرید اسپانیا با پوشش محافظتی به وظایف روزانه خود می‌پردازند. در اسپانیا ۹۴ هزار نفر به کرونا مبتلا شده‌اند. 
Sot është 1 Maji, dita kur punëtorët dhe aktivistët marshojnë në rrugë dhe mblidhen në qendrat e qyteteve për të nderuar punëtorët anembanë globit.

Festa njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve apo edhe si Dita e Punës.
Policia në Stamboll arrestoi dhjetra protestues që po përpiqeshin të sfidonin një ndalim të aktiviteteve me rastin e 1 Majit në sheshin “Taksim” të qytetit. Sheshi është bllokuar për të tretin vit rradhazi. Grupe të vogla të përfaqësuesve të sindikatave u lejuan megjithatë të vendosnin kurora në një monument ku 34 njerëz u vranë në një incident më 1 Maj të vitit 1977.

Sindikatat tregëtare greke e shënuan 1 Majin me thirrjen e një greve mbarëkombëtare 24 orëshe ndërsa vendi përballet me më shumë masa shtrënguese të imponuara nga huadhënësit e ndihmave të shpëtimit nga falimentimi.

Punonjësit dhe anëtarët e sindikatave në Filipine e festuan 1 Majin me tubime në rrugët e kryeqytetit Manila. Grupe të të drejtave të punëtorëve dhe sindikata, kanë planifikuar gjithashtu tubime sot në mbarë Manilën.

Punonjësit indonezianë dolën në rrugë sot në Xhakarta. Mijëra punonjës të tjerë pritet të bashkohen në tubime gjatë ditës së sotme.

Në Francë, kandidatët presidencialë – Emanuel Macron i qendrës dhe sfiduesja e tij Marine Le Pen e ekstremit të djathtë – do të zhvillojnë tubime rivale sot. Do të ketë gjithashtu demonstrata kundër të dy kandidatëve.

Në Shtetet e Bashkuara, tubimet për 1 Majin e kanë ndryshuar fokusin nga punëtorët tek imigrantët. Dhjetra mijëra njerëz pritet ta shënojnë këtë ditë nga Nju Jorku në Los Anxheles me protesta kundër fokusit të presidentit Trump për të shtuar deportimet e imigrantëve. Organizatat e punëtorëve kanë bërë thirrje për greva të imigrantëve në disa qytete për t’u treguar amerikanëve se si do të dukej një ditë pa imigrantë.

Kuba po e shënon 1 Majin e këtij viti pa presidentin Fidel Castro, i cili vdiq në nëntor. Kjo do të jetë gjithashtu hera e fundit e festimeve të 1 Majit për presidentin Raul Castro, i cili ka premtuar të largohet nga detyra në shkurt.

Qindra mijëra njerëz e kanë festuar tradicionalisht 1 Majin në Sheshin e Revolucionit në Havana me flamuj kubanë dhe portrete të Fidel Castros.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG