Kryetari i ri i parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi hyri sot në zyrën e tij, pas një bllokade që ia bënë deputetët e VMRO-DPMNE-së. Zoti Xhaferi nisi me angazhimet, ndërkohë që ka marrë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.
Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka kërkuar shkarkimin nga detyra të drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, i dyshuar për përzierje në trazirat e 27 prillit në parlament. Nga Shkupi njofton Isak Ramadani.
Facebook Forum