Lidhje

Petrit Vasili zgjidhet kryetar i ri i LSI-së


Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” zgjodhi në mbrëmje kryetarin e ri të saj, Petrit Vasili, pas largimit të presidentit të zgjedhur Ilir Meta.

Partia e dytë e koalicionit qeveritar e mori këtë vendim në një nga forumet drejtuese të saj, konventa kombëtare.

Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, aktualisht ministër i drejtësisë, është prej disa vjetësh një nga drejtuesit kryesorë të partisë.

Ai ka marrë pjesë, së bashku me ish-kryetarin Meta, në një seri takimesh dhe negociatash me partitë e tjera dhe ka përfaqësuar LSI-në në forume të ndryshme.

Zoti Vasili ka mbajtur në kabinete të mëparshme postin e ministrit të shëndetësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG