Lidhje

Kongresi dhe shkarkimi i drejtorit të FBI-së


Sipas zyrtarëve të kongresit amerikan përpara se të shkarkohej, ish drejtori i FBI-së James Comey, kishte kërkuar më shumë fonde, për hetimet që po kryente agjensia e tij lidhur me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar si dhe lidhjet e mundshme mes zyrtarëve rusë dhe njerëzve të fushatës së presidentit Trump.

Kërkesa sipas tyre i ishte bërë Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein.

Zoti Rosenstein së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions ishin ata që hartuan dikumentin me arsyet e administratës për shkarkimin e zotit Comey.

Por Departamenti i Drejtësisë e mohoi egzistencën e një kërkesë për fonde nga ana e ish drejtorit të FBI-së. Nuk është ende e qartë nëse kërkesa ka patur ndonjë ndikim në vendimin e presidentit për shkarkimin e tij.

Kritikët e shkarkimit të drejtorit të FBI-së thonë se vendimi ngre pikëpyetje lidhur procesin hetimor që po kryen agjensia.

Ish Prokurori i Përgjithshëm Alberto Gonzalez i tha “Zërin të Amerikës” se hetues të karrierës në FBI si dhe të tjerë zyrtarë në Departamentin e Drejtësisë "do të jenë shumë të interesuar të kuptojnë nëse hetimi do të vazhdojë”.

Do ta quaja një lëvizje të gabuar nga ana presidentit, nëse ai mendon se do të ndalë hetimin", tha zoti Gonzales.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG