Lidhje

OSBE: tubimi një e drejtë, por nuk ka vend për dhunë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian deklaroi sot në rrjetet sociale se “e drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë, dhe në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”.

OSBE e nxori komentin në rrjetet sociale, ndërkohë që Partia Demokratike po bën përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm në shëtitoren Dëshmorët e Kombit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi përkrahësit e opozitës të tubohen në kryeqytet të shtunën në mesditë, ku, si tha ai, do të kërkohet sërish dorëheqja e kryeministrit Rama dhe një qeveri teknike për të mbajtur zgjedhje të rregullta dhe ku “do të themelohet republika e re”.

Në Tiranë, OSBE deklaroi se tubimi politik është një e drejtë themelore dhe se në kohët e sotme nuk ka vend për akte dhune në të tilla ngjarje.

OSBE i bëri këto komente një ditë para se opozita të zhvillojë në fundjavë një tubim proteste, për të kërkuar zgjedhje të lira.

Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, si dhe eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn shprehën keqardhjen për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.

Zhvillimet politike në Tiranë vazhdojnë të mbeten të tensionuara.

Njëra palë është në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, e vendosur për t'i shkuar deri në fund garës së 18 qershorit.

Ndërsa pala tjetër është në ditën e 84 të një proteste, që nisi më 18 shkurt dhe kulmon nesër me një tjetër tubim, për të kërkuar një qeveri teknike si organizatore për zgjedhje të lira e të pandikuara nga financimet e drogës dhe krimit.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian deklaroi sot në rrjetet sociale se “e drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë, dhe në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”.

OSBE e nxori komentin në rrjetet sociale, ndërkohë që Partia Demokratike po bën përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm në shëtitoren Dëshmorët e Kombit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi përkrahësit e opozitës të tubohen në kryeqytet të shtunën në mesditë, ku, si tha ai, drejtësia e kauzës për votën e lirë do t'i bashkojë shqiptarët drejt një të ardhme të re, ku vendi nuk do të qeveriset nga bota e krimit dhe nga droga.

Po sot eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn iu bashkuan deklaratës që publikoi dje Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn, ku ai bëri thirrje asaj të mos organizojë veprime, që do të minonin të drejtën e qytetarëve për të votuar në ditën e zgjedhjeve.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Shqipërisë komisioneri Hahn tha se ndjente keqardhje të thellë për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, por procesi demokratik duhet të vazhdojë.

Zoti Hahn dënoi me forcë çdo thirrje për “veprime” që do të pengonin të drejtën e qytetarëve për të votuar.

Ai shprehu besimin e plotë se populli i Shqipërisë do të kërkojë nga udhëheqësit të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë politike, që priten nga një vend që aspiron anëtarësimin në BE.

Komisioneri evropian tha se udhëheqësit politikë do të vihen para përgjegjësisë nëse përpiqen të sabotojnë aspiratat legjitime të popullit për një të ardhme më të mirë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG