Lidhje

Tiranë: Opozita në protestë, socialistët në fushatë


Mijëra përkrahës të opozitës zhvilluan sot një protestë në sheshin midis kryeministrisë dhe parlamentit, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri teknike, që të organizojë zgjedhje të lira e të drejta.

Protesta e opozitës në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kjo protestë është një referendum për të themeluar republikën e re.

“Nga sot ne nuk e njohim republikën e vjetër të drogës dhe krimit. Zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë” - tha ai.

Partia Demokratike thirri protestën në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”, për të kulmuar protestën 85 ditore të opozitës, të nisur qysh nga 18 shkurti në një tendë, ku vazhdoi tubimi i pandërprerë.

Mijëra anëtarë dhe mbështetës të opozitës nga Tirana dhe krahina të tjera brohoritën zotin Basha, teksa ai foli për korrupsionin e qeveritarëve dhe lidhjet e tyre me kultivimin e bimëve narkotike dhe me grupet kriminale.

Kjo e sotmja që për opozitën ishte dita e 85 e protestës së pandërprerë, pasi bojkotoi zgjedhjet, për socialistët është ditae pestë e fushatës zgjedhore.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, mori pjesë në një tubim në Selenicë afër Vlorës, ku foli për projektet e reja të socialistëve dhe për qëndrimet e opozitës.

“Ne bëmë shumë reforma e punë në 4 vjet, të cilat duhet të ishin kryer gjatë 20 vjetëve, por ishte e vështirë, sepse shlyem një mori borxhesh të vjetra, dhe patëm përballë një sistem gjyqësor të korruptuar” - tha zoti Rama.

Qeveria dhe opozita po shkëmbejnë replika të ashpra nga dhjetori, kur u dekretuan zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.

Ato nuk arritën dot marëveshje lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, dhe opozita nuk u regjitrua si garuese, duke kërkuar që zgjedhjet t'i organizoajë një qeveri teknike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG