Lidhje

Polemikat mbi reformën në sistemin e drejtësisë në Shipëri


Sfida e zbatimit të reformës në drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Në Tiranë, vazhdojnë polemikat mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

Ekspertët po diskutojnë mbi sfidat e zbatimit të saj në praktikë, dhe po shohin me sy kritik vonesat, që kanë shkaktuar politikanët në përmbylljen e këtij procesi ligjor.

Sfida e zbatimit të reformës në drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Koalicioni “Drejtësi për të Gjithë” zhvilloi sot një takim me institucione dhe veprimtarë të shoqërisë civile mbi sfidat e zbatimit të reformës në drejtësi, kur një seri projekt/ligjet kanë mbetur ende në tryezat e parlamentit për ta plotësuar atë.

Ekspertët folën me shqetësim për vonesat e shkaktuara nga politikanët në miratimin dhe prej një viti në zbatimin e kësaj reforme aq të pritur nga qytetarët shqiptarë dhe institucionet ndërkombëtare.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, tha se sistemi aktual i drejtësisë nuk garanton ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, ndaj ka regjistruar mbi 400 ankesa të qytetarëve ndaj gjykatave në dy vitet e fundit.

Problemet kryesore janë sipas tij, zvarritje të hetimit dhe gjykimit prej vitesh të çështjeve civile e penale në të treja shkallët e sistemit gjyqësor.

Gjykatësit shqiptarë, në një pjesë të konsiderueshme, janë të ndikueshëm politikisht dhe financiarisht të korruptueshëm.

Ekspertët pohuan se sistemi gjyqësor ka nevojë të reformohet në organizim, pavarësi, paanshmëri, përgjegjshmëri, profesionalizëm, transparencës dhe përmbarim për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Edhe nga pikëpamja profesionale gjyqtarët vlerësohen se kanë mangësi dhe janë larg standardeve dhe nivelit profesional që duhet të karakterizojë një gjyqtar të vendeve të BE-së, ndërkohë që në tre shkallët e gjykimit nuk garantohet pjesëmarrja e publikut në gjykimin e çështjeve të ndryshme.

Lufta kundër korrupsionit u vlerësua nga ekspertët si një nga çështjet më të rëndësishme të reformës në sistemin e drejtësisë, ndërsa një nga mjetet kryesore mbetet integriteti dhe ndershmëria e drejtuesve të këtij sistemi, dhe ndëshkimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG