Lidhje

Projekti për ndërtimin e një kompjuteri me kuante


Një grup shkencëtarësh nga disa vende të botës thonë se kanë hartuar projekt-idenë për ndërtimin e kompjuterit të parë gjigand dhe më të fuqishëm në botëme kuante. Megjithëse shkencëtarë të njohur, përfshirë Ajnshtajnin, e kanë kundërshtuar përdorimin e fizikës kuantike, studjuesit e projektit mendojnë se një kompjuer me kuante do të mund të zgjidhte probleme që t'u merrnin kompjuterave personalë me qindra vite për t'i zgjidhur.

Kompjuteri për të cilin flasin tani shkencëtarët nuk është aspak i ngjashëm me ata që kemi sot në shtëpi, apo në zyrë.

Kompjuteri me kuante do të ishte produkt i fizikës kuantike, i krijuar përmes një teknologjie komplekse, eksperimentale.

Për dekada me radhë, shkencëtarë të mirënjohur botërorë, mes tyre edhe

Albert Einstein, e kanë kundërshtuar me forcë përdorimin e fizikës kuantike.

Ky është një debat shumë teorik lidhur me forcat që përbëjnë universin tonë, në nivele pafundësisht të vogla.

Kuanti është një sasi e caktuar energjie e çliruar nga një burim drite.

Fizika kuantike është teoria bazë që shpjegon sjelljen fizike të gjithshkaje në universin tonë, por disa nga konkluzionet e saj janë shumë kundër intutitës.

Idetë lidhur me teorinë kuantike kanë filluar të tërheqin shkencëtarët.

Studjuesit në Universitetin Sussex në Britaninë e Madhe mendojnë se një kompjuer me kuante do të ishte aq i fuqishëm, saqë do të mund të zgjidhte probleme që t'u merrnin kompjuterave personalë me qindra vite për t'i zgjidhur.

Ekipi i studjuesve britanik nuk është i pari që përpiqet të ndërtojë kompjuterin bazuar tek kuantet. Shkencëtarë kompjuterash, fizikanë dhe inxhinierë nga e gjithë bota, po përpiqen të ndërtojnë makinerinë me kuante, për të cilën ata thonë se do ta ndryshojë rrënjësisht jetën tonë.

Profesor Winfried Hensinger udhëheq grupin e shkencëtarëve që merret me ndërtimin e kompjuterit:

"Kjo teknolgji nuk ka të bëjë fare me kompjuterat e zakonshëm; përmes saj mund të arrihet shumë, mund të zgjidhen problemet shumë shpejt, të cilat superkompjuterave më të shpjetë të botës do u duhej një milion vjet që t'i llogarisnin. Kompjuterat me kuante do të ndryshojnë gjithshka, qoftë në industrinë farmaceutike, duke krijuar ilaçe të reja, apo duke zgjidhur probleme të cilat nuk kishim ëndërruar kurrë më parë që t'i zgjidhnim," - thotë profesori.

Prof. Hensinger bashkëpunon me disa nga firmat dhe institucionet shkencore më të njohura në botë, si "Google" në SHBA, Universiteti Aarhus në Danimarkë, RIKEN në Japoni dhe University Siegen në Gjermani.

Edhe në se projekti për ndërtimin e kompjuterit me kuante është I suksesshëm, do të duhen shumë vite dhe me dhjetra miliona dollarë për ndërtimin e tij.

Profesorit Hensinger dhe bashkëpunëtorëve të tij u mbetet ende shumë punë për të bërë për ndërtimin e makinës me kuante. Tani për tani, ata kanë vetëm skicën, për të cilën thonë se është një plan i detajuar, që do t'i lejojë ata të ndërtojnë komjuterin.

Universiteti thotë se puna për ndërtimin e kompjuterit ka të bëjë me "një zbulim të ri që lejon që grimcat e kuanteve të lëvizin midis moduleve kuantike individuale të kompjuterit, për të bërë të mundur krijimin e një makinerie të fuqishme, tërësisht modulare."

Më parë, shkencëtarët patën propozuar përdorimin e fibrave optike për të lidhur modulat e kompjuterave individualë. Zbulimi ri ka të bëjë me krijimin e lidhjeve nëpërmjet fushave elektrike që i lejojnë atomet e ngarkuara, ose jonet, të transportohen nga një modulë, tek një tjetër trafik i informacionit.

Sipas ekipit të stujduesve në universitetin Sussex, kompjuteri i ri mundëson lidhjen mes moduleve të kompjuterave individualë me kuante, me një shpejtësi 100 mijë herë më të madhe se sa teknologjia e sotme e avancuar e lidhjes me fibër.

Prof. Hensinger thotë se megjithëse teoria e re është e pabesueshme, përfitimet nga përdorimi i fizikës kuantike janë të paimagjinueshme. Që nga mënyra se si ne e shohim universin, natyrën tonë në veprim, e deri tek mënyra e funksionimit të industrive tona.

"Kjo teknologji do ta revolucionarizojë sektorin financiar, logjistikën, aplikacionet mjekësore, duke krijuar medikamente të reja. Ne as që i dimë mirë të gjitha mundësitë e reja që do të krijohen."

Në se kjo teori bëhet realitet, atëherë kjo mund të ndikojë tek mënyra se si e shohin botën studentët në Universitetin Sussex.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG