Lidhje

Tiranë: Polemika mbi përfshirjen e policisë në fushatë


Kryetari i parlamenti dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, tha sot se deklarata e kryetarit të PS-së, Edi Rama, që policia mund të përfshihet në fushatë pas orarit të punës, është e paligjshme dhe e papërgjegjshme, në kundërshtim të plotë me ligjin për policinë e shtetit.

Shqetësimet për fushatën zgjedhore në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Zoti Meta i bëri këto komente pas seancës së sotme parlamentare, ku u votua për një anëtar të ri në komisionet e reformës në drejtësi.

Komentet e kryetarit të parlamentit erdhën një ditë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë publike lidhur me deklaratat për angazhimin e policisë.

Zoti Rama shkroi në rrjetet sociale se kërkonte “ndjesë për zhurmën e krijuar nga thirrja” për punonjësit e policisë.

“Nuk ishte aspak qëllimi im çfarë thonë keqdashësit, por gabimi mbetet i imi” - tha kryeministri Rama.

Ai ka komentuar me tone të ashpra edhe një intervistë që zoti Meta dha në një televizion grek dhe shkëmbimi i kritikave mes tyre sa vjen e ashpërsohet.

Zoti Meta i kërkoi ministrit të brendshëm dhe drejtuesve të policisë në rrethe që të mos përfshihen në fushata politike dhe të ndëshkojnë të gjithë ata që do të përpiqen të shtrembërojnë vullnetin e popullit.

Fushata zgedhore ka hyrë në javën e fundit. Edhe pse nisi me vonesë dhe me një shtyrje të datës së zgjedhjeve, ajo arriti të shtrihet në të gjithë vendin dhe mobilizoi të gjitha partitë politike, të cilat sivjet duhet të garojnë më vete pa koalicione.

Një nga veçantitë e kësaj fushate është edhe mospërdorimi i flamujve, posterave dhe simboleve partiake, të cilat vite të kaluara ishin tejet të mbingarkuara.

Sipas vëzhguesve, ky është viti që paratë dhe energjitë nuk po harxhohen për të prodhuar flamuj, por financat dhe gjithë energjitë partiake po shkojnë vetëm për të maksimalizuar fitoren e secilit subjekt.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG