Lidhje

Shqipëri, ODIHR dhe SHBA - deklarata për zgjedhjet


Vëzhguesit ndërkombëtarë, që vëzhguan zgjedhjet parlamentare këtë të dielë në Shqipëri, theksuan deklaratën e tyre paraprake të paszgjedhjeve në një konferencë shtypi se zgjedhjet u mbajtën pas një marrëveshje dypartiake, dhe kjo siguroi pjesëmarrjen e opozitës, por zbatimi i saj krijoi një sfidë për administratën zgjedhore dhe rezultoi në një zbatim selektiv dhe jo të qëndrueshëm me ligjin.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve pohoi se partitë ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht dhe liritë themelore u respektuan.

“Politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, akuzat e gjera për blerjen e votave, dhe presioni ndaj zgjedhësve ulën besimin e publikut në procesin zgjedhor” - tha Roberto Battelli, Koordinator i Posaçëm dhe udhëheqës i misionit të vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, në deklaratën e përbashkët të vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Praktikat e të kaluarës u përsëritën, veçanërisht shqetësimet për frikësime dhe presione ndaj votuesve, duke krijuar një atomosferë negative.

Marrëveshja PS-PD ishte një zhvillim pozitiv, por ajo solli tendosje në procesin zgjedhor.

Vëzhguesit pohuan se procedurat zgjedhore nuk u respektuan plotësisht në shumë qendra votimi, dhe ndodhën përsëri votimi në grup dhe ndërhyrja e aktivistëve të partive. Po ashtu, transparenca e numërimit të votave nuk është e garantuar. Dita e zgjedhjeve kaloi në mënyrë të rregullt, thuhet në deklaratë, por disa procedura të rëndësishme nuk u respektuan plotësisht, në një numër të konsiderueshëm qendrash votimi të vëzhguara.

Marrëveshja e 18 majit ishte e rëndësishme për të mbajtur zgjedhjet dhe solli disa përmirësime, pohuan vëzhguesit në deklaratën e përbashkët, por disa zhgënjime erdhën prej zbatimit të selektiv dhe të paqëndrueshëm në kurriz të ligjit.

Vonesave në formimin e komisioneve të shkallëve më të ulta dhe të numrit të madh të zëvendësimeve, - thuhet në deklaratë, - një pjesë e mirë e stafit zgjedhor nuk arriti të trajnohej. Të gjitha këto e ulën efektivitetin e administrimit të zgjedhjeve.

Zgjedhjet u zhvilluan në klimën e ndarjeve të thella dhe të gjata politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, si dhe në klimën e një besimi të ulët të publikut tek procesi zgjedhor.

Vlerësimi përfundimtar i zgjedhjeve, thuhet në deklaratë, do të varet pjesërisht nga mënyra se si do të zhvillohen fazat përfundimtare të procesit zgjedhor, duke përfshirë numërimin e votave, shpalljen e rezultateve dhe trajtimin e ankesave apo apelimeve të mundshme.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron qytetarët shqiptarë

Shtetet e Bashkuara uruan qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Në një deklaratë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara thuhet se votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit.

“Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre” - vlerësohet në deklaratë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, thotë ambasada e SHBA-ve në Shqipëri, dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve, por zyrtarët e zgjedhjeve dhe forcat e rendit iu përgjigjën pjesës më të madhe të këtyre ankesave, disa prej të cilave përfunduan në arrestime.

“Edhe pse disa nga shkeljet zgjedhore të dëshmuara ishin serioze dhe duhen adresuar, ato nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve” - thuhet në deklaratë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG