Lidhje

Sulmohen faqe elektronike të qeverisë amerikane


Disa faqe interneti të qeverisjes lokale dhe shtetërore amerikane, u hakuan të dielën dhe në to u publikuan mesazhe në mbështetje të Shtetit Islamik.

Më shumë probleme pati në shtetin e Ohajos, ku hakerat sulmuan faqen e guvernatorit John Kasich dhe zonjës së parë, Karen Kasich, si dhe uebsajtet e Inspektoriatit të Përgjithshëm, Departamentit të Medicaid-it, atij të Rehabilitimeve dhe Korrektimeve dhe të tjera.

Disa prej faqeve u rikthyen në gjendje normale dje pasdite, por të tjera u bllokuan pas hakerimit dhe deri sot në mengjes, ende nuk ishin funksionale.

Një grup i quajtur TEAM SYSTEM DZ mori përgjegjësinë për sulmet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG