Lidhje

Rriten tensionet BE-Turqi


Parlamenti Evropian kërkoi sot që bisedimet e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian të pezullohen nëse Ankaraja zbaton ndryshimet kushtetuese të miratuara me referendum në muajin prill, që zgjerojnë kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Por Parlamenti Evropian ka ndikim të kufizuar në këtë çështje dhe Turqia njoftoi sot se hodhi poshtë propozimet që ajo të heqë dorë prej negociatave për antarësim, në funksion të bashkëpunimit në fusha të tjera.

Udhëheqësit e BE-së e kanë kritikuar presidentin Erdogan dhe sjelljen e tij ndaj kundërshtarëve, para dhe pas grushtit të shtetit të dështuar të organizuar kundër tij një vit më parë.

Por ata nuk duan të prishin një marrëveshje të vitit të kaluar falë së cilës Turqia ndaloi në mënyrë efektive emigrantët që të arrijnë në brigjet greke, duke lehtësuar pasojat e një krizë që kërcënonte BE-në.

Rezoluta e miratuar sot nga Parlamenti Evropian "i bën thirrje Komisionit dhe shteteve anëtare, në përputhje me kornizën negociuese, të pezullojë zyrtarisht pa vonesë negociatat e pranimit të Turqisë në qoftë se paketa e reformës kushtetuese zbatohet e pandryshuar".

Ndryshimet kushtetuese i zgjerojnë shumë kompetencat e presidentit turk, të cilat siç thotë zoti Erdogan janë të nevojshme për të siguruar stabilitetin në Turqi.

Partitë e opozitës dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo reformë kërcënon pavarësinë e gjyqësorit dhe e çon Turqinë drejt sundimit të një njeriu.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG