Lidhje

Turizmi në Shqipëri, pengesat dhe sfidat


Turizmi në Shqipëri, pengesat dhe sfidat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Në Shqipëri sapo janë miratuar disa lehtësira në dobi të industrisë së turizmit, si ulja në 6 për qind e taksës së vlerës së shtuar.

Megjithatë për ekspertët dhe operatorët e turizmit kjo nuk i jep zgjidhje problemeve, me të cilat përballet kjo industri.

Turizmi në Shqipëri, pengesat dhe sfidat
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Shoqata shqiptare e turizmit bëri sot të ditur se qeveria ka ulur në 6 për qind taksën e vlerës së shtuar ndaj gjithë bizneseve të turizmit, dhe kjo taksë është tani më e ulëta në Ballkan.

Ata e vlerësuan këtë si të parën mbështetje serioze, që kanë marrë nga shteti për ta zhvilluar këtë fushë.

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës së turizmit, Matilda Naço, thotë se problemi kryesor është konkurrenca e pandershme dhe lufta ndaj informalitetit të atyre bizneseve, që veprojnë në të zezë dhe nuk zbatojnë ligjet. por sfidat e bizneseve turistike në Shqipëri janë të shumta, duke nisur nga mungesat më minimale e deri tek shërbimet profesionale.

Gjatë dekadave të kaluara shqipëria ka kryer një turizëm të çorientuar, agresiv dhe me një sezon të shkurtër vetëm dy muaj dhe kjo garë kaq afatshkurtër i shtyn hotelet të mos paguajnë taksat dhe të fshehin fitimet.

Shqipëria ka të deklaruara aktualisht vetëm 68 mijë shtretër, aq sa ka edhe Maqedonia, por pjesa tjetër nuk deklarohet. Shtëpitë dhe vilat, që lëshohen për turizëm shteti i ka lënë vetë jashtë kontrollit, por tani po bëhet një rivlerësim i gjendjes reale të turizmit.

Shqipëria, thotë eksperti Zak Topuzi, vuan mendësinë e sezonit të shkurtër turistik dhe qasjen jopozitive deri tani të autoriteteve për ta mbështetur dhe zhvilluar turizmin si një pasuri të vërtetë kombëtare.

Klasifikimi dhe certifikimi i hoteleve, si dhe standartet e shërbimeve ndaj pushuesve është hapi i dytë, pas uljes së tvsh-së, në projektin për fuqizimin e turizmit. Ato hotele, që nuk do të plotësojnë këto dokumenta standartesh do të quhen informal.

Në vendet e rajonit turizmi jep 10-20 për qind të prodhimit vjetor kombëtar, ndërsa në Shqipëri është deri në 6 për qind.

Kjo po e shtyn qeverinë, që të bëjë me medoemos ligjërimin dhe standartizimin e objekteve turistike. Ndërkohë, paketat turistike po e rivlerësojnë Shqipërinë, duke shfrytëzuar edhe vend-ndodhjen e saj rrugë kalimi për në shtete të ndryshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG