Lidhje

Avionë nga Korfuzi dhe Puglia kundër zjarreve në pyjet shqiptare


Qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihmë vendeve fqinje që ta ndihmojnë në shuarjen nga ajri të zjarreve në masivet pyjore të maleve të saj.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u telefonoi ministrave homologë në Greqi Kotzias dhe në Itai Alfano për të ndihmuar Shqipërinë me helikopterët e tyre në operacionet e kundër zjarreve.

Burime nga ministria e jashtme bënë të ditur se ata kanë shprehur gadishmërinë për këtë bashkëpunim dhe priten mjete fluturuese të mbërrijnë në zonat më të nxehta.

Dy avionë pritet të vijnë nga Korfuzi dhe një tjetër nga Puglia, për t'iu bashkuar përpjekjeve nga toka të forcave shqiptare të emergjencave civile në shuarjen e zjarreve.

Zjarret vazhdojnë të jenë të rrezikshëm edhe për zonat e banuara në afro 20 vatra gjatë gjithë territorit në Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan dhe Berat, ku janë shkatërruar dhe po digjen dhjetëra hektarë pyje.

XS
SM
MD
LG