Lidhje

Trump fajëson Kongresin se ka krijuar tensione të reja me Rusinë


President Donald Trump listens in the Roosevelt Room of the White House in Washington, Aug. 2, 2017, during an event to unveil legislation that would place new limits on legal immigration.
President Donald Trump listens in the Roosevelt Room of the White House in Washington, Aug. 2, 2017, during an event to unveil legislation that would place new limits on legal immigration.

Presidenti Donald Trump po fajëson Kongresin se ka krijuar tensione të reja me Rusinë, duke miratuar sanksione kundër Moskës. Kremlini është shprehur me të njëjtin konkluzion se ndëshkimet do të dëmtojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti postoi sot një koment në Twitter ku thotë se marrëdhëniet me Rusinë janë në pikën më të ulët, një deklaratë që duket se lë në harresë Luftën e Ftohtë apo krizën e raketave në Kubë. Në komentin e tij presidenti shkruan se kjo situatë është rezultat i veprimeve të Kongresit.

Kongresi votoi me shumicë dërrmuese për të miratuar sanksione kundër Moskës. Presidenti Trump, i përballur me rrezikun që vetoja e tij ndaj kësaj mase legjislative të hidhej poshtë nga mbështetja dërrmuese që gëzojnë sanksionet në Kongres, e firmosi dje ligjin.

Sanksionet janë ndëshkim për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG