Lidhje

Përplasje McMaster-Bannon mbi politikën e jashtme


Sipas një lajmi të publikuar nga agjensia “Associated Press”, dy ndihmës të lartë të presidentit Trump janë përfshirë në një mosmarrëveshje lidhur me drejtimin e politikës së jashtme në Shtëpisë së Bardhë.

Grupet konservatore kanë vënë në shenjestër këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster. Ata argumentojnë se ai nuk po mbështet në mënyrë të mjaftueshme Izraelin dhe nuk është i ashpër sa duhet me Iranin. Këta kritikë së bashku me një faqe interneti të lidhur me këshilltarin e presidentit Trump, Steve Bannon, po kërkojnë largimin e zotin McMaster.

H.R. McMaster është një prej disa gjeneralëve të fuqishëm të presidentit Trump që i përmbahet politikës së jashtme tradicionale republikane. Por Presidenti ka po aq për zemër pikëpamjet radikale të zotit Bannon që po përpiqen ta shtyjnë partinë në një drejtim të ri izolues, të mishëruar nga doktrina e tij "Amerika e Para".

Zyrtarët e administratës dhe këshilltarët e jashtëm i thanë agjencisë “Associated Press” se McMaster dhe Bannon janë përplasur rreth strategjisë së luftës në Afganistan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG