Lidhje

Deputeti Rakipi aksidentoi një këmbësor me makinë


Deputeti Aqif Rakipi aksidentoi sot me automjetin e tij në orët e para të mëngjesit një këmbësor rreth 50 vjeç, i sapozbritur nga një mikrobus.

Të dy automjetet kanë qenë duke hyrë në kryeqytet nga autostrada Durrës-Tiranë, ndërsa deputeti i PDIU-së u vetëdorëzua në rajonin më të afërt të policisë pak minuta pas aksidentit tragjik.

Policia deklaroi se deputeti Rakipi nuk kishte pirë alkool, pas provave që iu bënë, dhe se një grup ekspertësh po hetojnë detajet e ngjarjes.

Për ngjarjen reagoi Partia Demokratike, e cila kërkoi transparencë dhe shprehu dyshime se po manipulohen provat në vendngjarje në favor të deputetit, që njihet si mik i kryeministrit Rama.

Partia Demokratike i kërkoi policisë së Shtetit të bëjë publike ngjarjen dhe i kërkon prokurorisë hetim të plotë e të pandikuar politikisht.

Hetim të pandikuar politikisht kërkoi edhe Partia PDIU, së cilës i përket deputeti Rakipi, duke shprehur keqardhjen se PD po abuzon me raste aksidentesh e fatkeqësish.

XS
SM
MD
LG