Lidhje

Pakistani dënon politikën e re të SHBA në Afganistan


Pakistan National Assembly Resolution reject Trump's Statement Page-2
Pakistan National Assembly Resolution reject Trump's Statement Page-2

Asambleja Kombëtare e Pakistanit miratoi një rezolutë duke dënuar politikën e re të presidentit Donald Trump ndaj Afganistanit. Në këtë rezolutë shprehet hapur pakënaqësia e zyrtarëve pakistanezë ndaj akuzave të Presidentit Trump se pavarësisht ndihmës amerikane Pakistani vazhdon të strehojë terroristët. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar numrin e trupave në Afganistan politikës së re ndaj këtij vendi.

Veprimi i Asamblesë ishte një përgjigje ndaj fjalimit të Presidentit Trump më parë këtë muaj, ku ai tha se Shtetet e Bashkuara po i japin Pakistanit miliarda dollarë ndërkohë që Islamabadi po strehon terroristët që po luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara.

"Asambleja Kombëtare i konsideron deklaratat e Presidentit Trump dhe të gjeneralit Nicholson mbi Pakistanin si armiqësore dhe kërcënuese dhe i bën thirrje qeverisë së Pakistanit të shprehë vendosmërinë e popullit të Pakistanit për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Pakistanit. Konsideroni shtyerjen e çdo vizite nga delegacionet e Shteteve të Bashkuara në Pakistan ose vizitat nga delegacionet ose zyrtarët pakistanezë në Shtetet e Bashkuara, të konsiderohet pezullimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në sigurimin e linjave ajrore dhe tokësore të komunikimit përmes Pakistanit", tha ministri i jashtëm pakistanez, Khwaja Asif.

Asambleja Kombëtare gjithashtu kundërshtoi "përpjekjet e administratës Trump për të siguruar më shumë hapësirë për anagazhimin e Indisë në Afganistan", një masë që Pakistani e konsideron si shumë provokuese.

Senati i Pakistanit të martën miratoi një rezolutë të ngjashme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG