Lidhje

Donald Trump Jr. para Kongresit


Trump

Djali i madh i Presidentit Donald Trump pritet të dalë sot për herë të parë para Kongresit si pjesë e një hetimi të Senatit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale si dhe për një takim që ai pati me shtetas rusë gjatë fushatës zgjedhore.

Donald Trump Jr do të intervistohet nga Komisioni Juridik i Senatit, një nga tre komisionet e kongresit që po hetojnë lidhjet e mundshme të zyrtarëve rusë me ndihmës të fushatës presidenciale të zotit Trump.

Disa emaile të publikuara nga djali i presidentit në fillim të këtij viti tregojnë për një takim që ai zhvilloi me një avokate ruse me shpresën për të marrë informacione që do të dëmtonin fushatën e kandidates demokrate Hillary Clinton. Komisioni Juridik i Senatit pritet të përqëndrohet tek ky takim i vitit 2016, por gjithashtu mund të hetojë çdo lidhje të mundshme të familjes Trump me Rusinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG