Lidhje

Uragani Irma, nga Shqipëri 100 mijë Usd për SHBA-të


Në Shqipëri, qeveria vendosi të akordojë një fond prej 100 mijë dollarësh në favor të SHteteve të Bashkuara, në shenjë solidariteti për viktimat e shkatuara nga uragani Irma. Vendimi u or në mbledhjen e parë të ekzekutivit të ri të kryeministrit Edi Rama. Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara si partnerin e saj më të rëndësishëm dhe dhënia e këtij fondi ishte paralajmëruar nga vetë zoti Rama gjatë prezantimit në parlament në programit qeverisës tre ditë më parë. “Duke rikonfirmuar angazhimin tonë të palëkundshëm në krah të aleatit tonë të madh strategjik, dua gjithashtu të informoj se qeveria e re do t’i dedikojë një fond solidariteti viktimave të shkatërrimeve kolosale që fatkeqësia natyrore po shkakton prej ditësh mbi Shtetet e Bashkuara”, njoftoi zoti Rama.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG