Lidhje

Presidenti amerikan dhe mbështetja publike

  • Jela Franceschi

Mbështetja publike mbetet ende një tregues i fuqishëm mbi mënyrën se si një president e kryen detyrën në një kohë të caktuar. Ajo konsiderohet e rëndësishme pasi ndihmon të kuptosh se si njerëzit ndihen për presidentin e tyre dhe mat aftësinë e tij për të realizuar premtimet. Në një intervistë për korrenspondenten e “Zërit të Amerikës” Jela De Franceschi, kryeredaktori i kompanisë së sondazheve “Gallup”, Frank Newport analizon faktorët që ndikojnë tek shkalla e mbështjes publike për një president.

Frank Newport
Frank Newport

Sipas zotit Frank Newport, mbështetja e madhe publike, e bën presidentin më të fuqishëm në bazë dhe rrit gjasat që axhenda e tij politike të miratohet në Kongres.E kundërta ndodh me një president që gëzon mbështetje më të vogël.

"Mbështja nën 50 %, u jep mundësinë njerëzve të kuptojnë se shumica e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si ai po punon. Kjo e bën më të vështirë për presidentin të përmbushë axhendën e tij ", thotë Frank Newpost kryeredaktor i Gallup.

Por cili është ndikimi i një mjedisi tejet të polarizuar politik?

“…për të siguruar një mbështje prej 50 ose 60 për qind, jo vetëm duhet të kesh miratimin e njerëzve të partisë tënde, por gjithashtu duhet të kesh një miratim nga të pavarurit dhe ata që i përkasin partive të tjera. Është më e vështirë për presidentin që të sigurojë një mbështetje të madhe për shkak se një pjesë e rëndësishme e vendit, që identifikohet me partinë tjetër është e ngurtë dhe çfarëdo të bëjë ai, ata nuk do ta pëlqejnë".

Por përçarja nuk filloi me Donald Trumpin, thotë zoti Newport. Filloi me ish presidentin Xhorxh W. Bush dhe vazhdoi gjatë gjithë administratës së presidentit Obama. Zoti Newport thotë se përpjekjet e çdo presidenti për të rritur mbështjen publike, pengohen nga ndarja gjithnjë e më e madhe e politikës amerikane, që nxit qëndrime tejet konservatore ose liberale të disa distrikteve që përfaqësohen në Kongres.

"Nuk kemi më distrikte të përziera. Distriktet kanë tendencë të zgjedhin kandidatë gjithnjë e më ekstremë në bindje. Kongresi përfaqësohet nga ekstremet e të dyja palëve”

Në veprim ndërkohë është edhe një model i ri i biznesit mediatik të cilin e nisi Fox News-i.

"... një perspektivë e të bërit para, sipas së cilës emocionet shihen si mënyra për të tërhequr shikueshmëri. Nëse keni një armik, ka më shumë gjasa t’i qaseni atij në mënyrë më emocionale ndaj dhe dëshironi të shikoni dikë që përforcon mendimet tuaja".

Por sondazhet e Gallup-it tregojnë se besimi tek politikanët dhe mediat ka rënë dhe se shumica e amerikanëve favorizojnë bashkëpunimin dhe jo përçarjen.

"Publiku do të dëshironte më shumë të shihte të zgjedhurit të bashkëpunonin me njeri-tjetrin, të merreshin vesh më shumë dhe të përpiqeshin të bënin atë që është më mirë për njerëzit, në vend që të refuzonin kompromisin duke iu përmbajtur pikëpamjeve të ngurta të njërës apo tjetrës palë”.

Siç thotë zoti Newport publiku padyshim e sheh se politizimi aktual i bën gjërat të lëvizin më ngadalë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG