Lidhje

Kryeministri japonez shpërndan Dhomën e Ulët të parlamentit


Kryeministri japonez Shinzo Abe vendosi sot të shpërndajë zyrtarisht dhomën e ulët të parlamentit.

Vendimi vjen tre ditë pasi zoti Abe në mënyrë të beftë njoftoi mbatjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në 22 tetor. Kryeministri po kërkon të shfrytëzojë mbështetjen e votuesve japonezë, në mesin e një krize që po thellohet me Korenë e Veriut.

Një fitore në zgjedhje do t’i mundësonte atij qëndrimin në pushtet deri të paktën në vitin 2021.

Por Partia Liberal Demokrate në pushtet e Kryeministrit po përballet me një sfidë të papritur e të fortë nga Partia e Shpresës e guvernatores së Tokios Yuriko Koike, e cila u shpall zyrtarisht dje.

Partia e re ka tërhequr një numër ligjvënësish nga partia e kryeministrit Abe dhe nga partia e opozitës kryesore ajo Demokratike. Megjithëse shihet si një Kryeministre e ardhshme e mundshme, zonja Koike thotë se ajo vetë, nuk do të kandidojë për një vend në parlament.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG