Lidhje

Post referendumi, Spanja në grevë të pjesshme


Barcelona është përfshirë nga një grevë e pjesshme si reagim ndaj dhunës policore të ushtruar në përpjekje për të ndaluar zhvillimin e referendumit për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja. Komisioni Evropian e cilësoi referendumin e së dielës "jo ligjor", por i bëri thirrje qeverisë spanjolle të hapë dialogun.

Pasoja më e fundit e refuzimit të Spanjës për të pranuar referendumin e pavarësisë së Katalonjës është një grevë rajonale.

Punonjësit e transportit ishin mes grupeve që morën pjesë sot në një grevë të pjesshme.

Greva u thirr për të protestuar ndaj brutalitetit që ata thonë se përdori policia, e cila u përpoq të ndalte mbatjen e referendumit për shkëputjen e rajonit nga Spanja, duke lënë qindra të plagosur.

Protestuesit jashtë selisë së policisë spanjolle në Barcelonë, shumë prej tyre studentë, valvitën mbrëmë flamurin e pavarësisë dhe bënin shenja që kërkonin më shumë demokraci.

Referendumi për pavarësi i së dielës u konsiderua jokushtetues nga gjykatat spanjolle.

Ylli katalanas i futbollit Gerard Pique, i cili votoi në referendum, u fishkëllye gjatë stërvitjes.

"Nëse trajneri ose ndonjë zyrtar i Federatës mendon se unë përbëj ndonjë shqetësim, nuk e kam problem të largohem nga ekipi kombëtar spanjoll përpara 2018-s”, tha ai.

Komisioni Evropian e cilësoi referendumin e së dielës për pavarësinë e Katalonjës "jo ligjor", por gjithashtu i bëri thirrje qeverisë spanjolle të hapë dialogun.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG