Lidhje

Dy raporte në parlament pro dhe kundër heqjes së imunitetit të Saimir Tahirit


Në Tiranë, Këshilli i parlamentit për mandatet dhe imunitetin vendosi që t'i paraqiten dy raporte parlamentit lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Saimir Tahiri, ish-ministër i brendshëm.

Diskutimi për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:11 0:00

Njëri raport, ai i opozitës kërkon heqjen e imunitetit të zotit Tahiri, ndërsa ai i socialistëve është pro hetimit, por pa hequr imunitetin.

Sot, në ditën e dytë të diskutimeve, Këshilli dëgjoi sot për disa orë mbrojtjen e avokatit dhe deputetit socialist Tahiri, ndaj të cilit prokuroria ka kërkuar t’i hiqet mandati për t’u hetuar nën akuzat e trafikimit të drogës, duke mbështetur një grup trafikantësh të arrestuar në Itali.

“Në mbi 400 faqe nuk ka asnjë fakt dhe asnjë sinjal, qoftë edhe të tërthortë apo aksidental, asnjë telefonatë apo komunikim, se deputeti Tahiri ka ndonjë lidhje me personat e arrestuar në Itali” tha avokati Artan Hajdari.

Një ditë më parë këshilli dëgjoi përfaqësuesit e prokurorisë dhe ish-ministrin e brendshëm mbi akuzat që bazohen mbi të dhëna nga hetuesi italiane, ndërsa sot ai avokati I tij tha se në materialet e paraqitura nga hetuesit shqiptarë dhe italianë nuk ka asnjë fakt që implikon zotin Tahiri, përvec motiveve politike kundër tij.

“Jam i gatshëm të hetohem për të gjitha elementet, që dyshohem, por nuk mund të pranoj politizimin dhe as abuzimet e opozitës kundër meje” - tha deputeti Saimir Tahiri.

Avokati mbrojtës I kërkoi parlamentit të rrëzojë kërkesën e prokurorisë dhe të mos miratojë autorizimin për të arrestuar deputetin Saimir Tahiri, pork jo solli reagimin e deputetëve të opozitës.

Pjesa e fundit e mbledhjes së këshillit të mandateve u zhvilua pa praninë e mediave.

Opozita protestoi por socialistët thanë se kështu ka ndodhur përherë në raste të ngjashme.

Raporti i këtij këshilli, sipas socialistëve, pritet t’i paraqitet parlamentit ditën e mërkurë.

XS
SM
MD
LG