Lidhje

Mianmari ndalon dy gazetarë turq


Policia në Mianmar tha sot se kanë ndaluar dy gazetarë të huaj të punësuar nga media shtetërore turke. Sipas policisë ata u ndaluan pasi po fluturonin një dron mbi parlamentin e vendit në kryeqytetin Nay Pyi Taw.

Ndalimi vjen pas tensioneve të larta mes Turqisë dhe Mianmarit, ndërsa Ankaraja ka kritikuar atë vend për trajtimin e pakicës myslimane Rohinga.Presidenti turk Tayyip Erdogan e akuzoi Mianmarin në shtator se kishte kryer gjenocid kundër popullsisë rohingase, akuzë e hedhur poshtë nga Mianmari. Gazetarët që punojnë për kanalin turk TRT, janë indetifikuar si Lau Hon Meng nga Singapori dhe Mok Choy Lin nga Malajzia. Dy të arrestuarit të premten po punonin me gazetarin e njohur Aung Naing Soe nga Mainmari. Media lokale njofton se policia kishte kontrolluar shtëpinë e gazetarit të premten.

Policia tha se pret të merret një vendim nga gjykata për ndalimin e gazetarëve deri në 15 ditë, ndërsa përgatiten të ngrenë akuzat për sjelljen e dronit në atë vend pa leje, një shkelje që çon deri në tre vjet burgim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG