Lidhje

Kryeministri Abe shtron banket shterëror për Presidentin Tump


Vizita e Presidentit Donald Trump në Japoni përfundoi sonte me një banket shtetëror që shtroi në Tokio kryeministri Shinzo Abe dhe Zonja e Parë Akie Abe.

Zoti Abe mbajti një fjalim, ku foli për “rëndësinë e diplomacisë së golfit”. Një ditë më parë ai kishte luajtur golf me Presidentin Trump.

“Përmes golfit ne mund t’i tregojmë botës se sa e fortë është lidhja mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai, ndërsa ngriti një dolli për çiftin presidencial amerikan.

Presidenti Trump ju referua takimit me zotin Abe pas pak fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, e cila nuk ishte në përshtatje me protokollin, ngaqë ai nuk kishte bërë betimin si president.Ai shpjegoi se gjërat kishin shkuar siç duhet.

Trump tha se të dy vendet do të kishin “një miqësi dhe sukses të mrekullueshëm për shumë shekuj me radhë” dhe shtoi ai do shkonte përsëri së shpejti në Japoni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG