Në Prishtinë, është shënuar “Dita Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemetizmit”, në përkujtim të viktimave të Holokaustit. Autoritetet dhe shoqatat e hebrenjve në Kosovë e Shqipëri vunë theksin në rolin e shqiptarëve të cilët i kanë strehuar, mbrojtur dhe ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, me gjithë rreziqet që u nënshtroheshin. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.
Facebook Forum