Lidhje

Vdes bosi i Cosa Nostras, Toto Riina


Bosi mafias italine Salvatore Toto Riina vdiq sot nga kanceri në spitalin e një burgu në Parma të Italisë, në moshën 87 vjeçare.

Toto Riina vdiq herët në mëngjes, vetëm pak orë pasi ministri italian i Drejtësisë i kishte dhënë leje familjarëve të tij ta vizitonin të enjten, në ditën e tij të lindjes.

I njohur si "bosi i bosëve" dhe një nga padronët më të frikshëm të mafias siçiliane, Toto Riina vdiq ndërsa po vuante 26 dënime të përjetshme i dënuar si organizator i vrasjeve të prokurorëve italianë dhe punonjësve të ligjit, që luftonin organizatën e njohur mafioze Cosa Nostra.

Toto Riina drejtoi i fshehur aktivitetin kriminal të organizatës mafioze për më shumë se 23 vite dhe dyshohej se kishte urdhëruar më shumë se 150 vrasje. Ai ndodhej në gjendje kome si pasojë e dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Vrasjet e profilit të lartë që ai urdhëroi ishin ato të kryera në vitin 1992 ndaj dy gjyqtarëve që punonin kundër mafias, Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos, të cilët kishin sjellë përpara drejtësisë më shumë se 300 mafiozë në vitin 1987.

Toto Riina u kap në kryeqytetin e Palermos në vitin 1993 dhe u burgos sipas një ligji që kërkonte siguri maksimale për drejtuesit kryesorë të mafies, përfshirë mbajtjen në izolim dhe lënien jashtë qelisë vetëm për një kohë fare të shkurtër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG