Lidhje

Kurbin: Protestë kundër varfërisë dhe diskriminimit


Në Kurbin, qindra nxënës, banorë, e prindër të të rinjve shkollarë morën pjesë në një protestë kundër varfërisë dhe diskriminimit.

Ata kërkuan më shumë vëmendje e kujdes nga institucionet shtetërore për krahinën e tyre të lënë pas dore për shumë vite.

Kurbin: Protestë kundër varfërisë dhe diskriminimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Nxënës dhe prindër të shkollave të Kurbinit kanë marshuar në rrugët e qytetit me parrulla për mungesat e shumta në jetën e tyre, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve shtetërore.

Protestës së të rinjve, të mbështetur nga organizata World Vision, iu bashkua edhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, në shenjë të përkrahjes së kërkesave dhe të drejtave të tyre.

Të rintë protestuan kundër diskriminimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe për vështirësitë e shumta që has në jetën e përditshme rinia e këtij qyteti.

Ata ngritën zërin për të drejtat e tyre, në një qytet ku ka 76 lojëra fati dhe asnjë qendër kulturore dhe ku në bibilotekën e qytetit nuk është shtuar asnjë libër i ri në 20 vjet.

Të rinjtë e Kurbinit i dorëzuan një peticion bashkisë Kurbin, ministrisë së arsimit, rinisë e sportit dhe ministrisë së shëndetësisë e mbrojtjes sociale.

Ata kërkuan hapjen e një qendre rinore për veprimtari kulturore, shtimin e investimeve për institucionet arsimore, kujdes shëndetësor më të mirë për të rinjtë e Kurbinit.

Të rinjtë kërkuan të dëgjohen zëri dhe idetë e tyre në insitucionet vendimmarrëse, ku merren vendime për ta dhe të vëzhgojnë zbatimin e politikave shtetërore për rininë.

Kurbini është një nga zonat e varfëra të Shqipërisë, ku jeta e vështirë ekonomike ia ka lënë vendin edhe një gjendje të dobët social-kulturore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG