Lidhje

Shkup: Arrestime të tjera për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlament


Policia maqedonase me urdhër të Prokurorisë publike ka ndaluar ish-ministrin e brendshëm dhe ish-drejtor i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski, Zhaklina Stefanovska si dhe disa persona të tjerë në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në parlamentin e vendit.

Ministria e punëve të brendshme nuk ka dhënë më shumë hollësi për këtë veprim, ndërsa ka paralajmëruar se për këtë do të njoftojë gjatë ditës.

Shkup, arrestime për ngjarjet e 27 prillit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Mitko Çavkov, si zyrtar kompetent policor gjatë trazirave të 27 prillit nuk kishte komanduar dërgimin me kohë të forcave shtesë të policisë për të mbrojtur institucionin më të lartë ligjvënës dhe deputetët e rrezikuar brenda tij.

Sipas ish-ministrit të brendshëm Agim Nuhiu, z. Çavkov nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të tij telefonike.

Ndërkaq, deputeti Kërsto Mukovski duket në një filmim nga regjistrimet e shërbimit të parlamentit duke hapur dyert e hyrjes kryesore të parlamentit për të hyrë turma e njerëzve, të cilët sulmuan fizikisht deputetët brenda.

Në këto ngjarje më së keqi pati pësuar Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Zoran Zaev, kryetar i Lidhjes Social Demokrate, aktualisht kryeministër i Maqedonisë.

Ngjarjet pasuan zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit të Maqedonisë.

Disa persona ndodhen tashmë në paraburgim prej para pak muajsh nën akuzat për tentim vrasjeje ndaj z. Sela.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG