Lidhje

Moti i keq godet Shqipërinë, vdes një elektricist


Shqipëria është goditur nga një mot i rënduar me reshje të shumta shiu të cilat pritet të vazhdojnë me intensitet edhe mw tw lartw, tw paktën deri në fundjavë. Një elektricist i operatorit të sistemit të shpërndarjes Osshe ka humbur jetën në Fier, ndërsa po përpiqej të rregullonte një difekt. Tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në Shkodër. Në të gjithë vendin është ndërprerë procesi mësimor dhe nesër shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.

Probleme janë vënë re më së shumti në disa zona në rrethinat e Tiranës, ku ka patur përmbytje të banesave dhe është bërë evakuimi i disa familjeve. Evakuime të banorëve ka patur edhe në Shkodër. E bllokuar që prej pasdites është autostrada që lidh Tiranën me Durrësin. Në mbrëmje është bllokuar dhe rruga dytësore, për shkak të ujit që e ka mbuluar në disa segmente të saj. Probleme ka patur edhe në disa akse të tjera rrugore. Policia ka angazhuar në operacione evakuimi edhe forcat e saj speciale, ndërkohë që në terren kanë dalë edhe njësi të ushtrisë.

Situata e rënduar ka shkaktuar edhe problem me energjinë. Sipas një komunikate të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, “ka pasur problem furnizimi me energji të dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera”.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara, apo ku vërehen rrjedha uji, si dhe të kontaktojnë me to për çdo situatë rreziku.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG