Lidhje

Moti i keq, situatë emergjente në Shqipëri


Shqipëria është goditur që prej pasdites së djeshme nga një mot i keq me rreshje të dendura shiu që kanë shkaktuar problem të shumta thuajse në të gjithë vendin. Veçanërisht kritike situate paraqitet në jug të vendit. Për shkak të intensitetit të lartë të rreshjeve lumi Vjosa ka dalë pasdite nga shtrati. Autoritetet njoftuan evakuimin e banorëve. Probleme ka patur dhe në disa akse rrugore. Autostrada që lidh kryeqytetin me Durrësin u hap vetëm pasdite pas afër 20 orësh bllokim. Mbrëmë një elektricist humbi jetën në Fier ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar në Shkodër

Shqipëria po përjeton një situatë emergjence ku brenda një kohe të shkurtër që dje pasdite, rreshjet e dendura krijuan menjëherë probleme. Gjendja, ashtu siç dhe ishte parashikuar u përkeqësua gjatë ditës së sotme. Reshjet maksimale i kaluan vlerat e 100 mm në 24 orë. Përmbytje janë rregjistruar në zona të ndryshme të vendit ku ujërat kanë vërshuar në banesa apo dhe mjedise biznesi.

Sipas komunikatës së pasdites së Emergjencave civile, ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë. Në zonën e Fushë Krujës janë shembur dy ura.

Gjendja paraqitet veçanërisht e vështirë në qarkun e Vlorës për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Autoritetet vendosën evakuimin e të paktën 6 fshatrave, me mbi 2 mijë banorë të cilët do të strehohen në mjediset e përgatitura në Pallatin e Sportit të qytetit apo dhe struktura të tjera akomodimi. Nëse banorët nuk do të lëvizin vullnetarisht, evakuimi i tyre do të kryhet me forcë, deklaruan drejtuesit e shtabit të emergjencës në Vlorë. Largime të banorëve nga shtëpitë e tyre kanë nisur dhe në Berat.

Përmbytjet në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Për përballimin e situatës janë angazhuar forcat e Policisë si dhe njësi të ushtrisë. Helikopterët e kësaj të fundit por dhe të ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërhyrë në disa raste për evakuimin e personave në rrezik apo të sëmurë që nuk lëviznin dot.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë aktivizuar planet e emergjencës dhe spitalet e shërbimi i Urgjencës Kombëtare janë vënë në gjendje gadishmërie.

Pas afro 20 orësh në Tiranë u mundësua kalimi në autostradën që lidh kryeqytetin me Durrësin. Të paktën 250 persona që mbetën të bllokuar në këtë aks u evakuuan gjatë natës, ndërkohë që gjatë gjithë ditës u punua për të larguar automjetet nga rruga dhe pastrimin e saj nga llumi i krijuar nga prurjet e ujërave.

Në kryeqytet, situata duket e normalizuar, përvec fatit se baseni kryesor i furnizimit me ujë, ai I Bovillës është ndotur dhe për pasojë është vendosur që të stakohet impianti i përpunimit, gjë e cila mund të sjellë problem për furnizimin e kryeqytetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG