Lidhje

Pastrimi i Sirisë nga mjetet shpërthyese


Do të duhen vite për heqjen e pajisjeve shpërthyese të improvizuara që kanë lënë pas luftëtarët e Shtetit Islamik që u larguan nga Raka, qyteti sirian që shërbeu si kryeqyteti i vetëdeklaruar nga grupi terrorist.

Një zyrtar i koalicionit të angazhuar në fushatën kundër ISIS-it nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, vlerësoi se në Raka kanë mbetur dhjetra mijëra pajisje shpërthyese të pa shpërthyera, të cilat janë kapur nga forcat me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në tetor, pas rreth tre vjetësh të sundimit të grupit Shteti Islamik.

“Shkalla e këtij zbulimi është i paprecedent. Këto janë pajisje shpërthyese shumë të sofistikuara” - tha zyrtari.

Por zyrtarët janë optimistë për progresin e bërë kundër Shtetit Islamik. Rreth 7,7 milionë njerëz në Irak dhe në Siri janë “çliruar” nga grupi terrorist, sipas një dokumenti të qarkulluar nga ushtria amerikane.

“Kalifati fizik është shkatërruar, por nuk dua ta ngatërroj këtë me mundjen përfundimtare të Shtetit Islamik. Jemi ende larg këtij synimi,”- tha zyrtari i kolaicionit nga Kuvajti, ku ka shkuar me grupin e sekretarit të mbrojtjes, Jim Mattis.

Zyrtari nuk pranoi të tregonte se sa trupat amerikane ndodhen në Siri. Zyrtarisht atje thuhet se janë vetëm 503 U.S. trupa amerikane. Por një raport i personelit të Pentagonit le të kuptohet se atje mund të ndodhen rreth tri herë më tepër trupa amerikane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG